Me një gotë shampanjë, Ronaldo feston kalimin në Juventus

Sport July 10, 2018 - 23:48
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Cristiano Ronaldo sot kaloi në Juventus nga Real Madridi për një shumë rreth 105 milionë euro.

E pasi Real Madrid kishte pranuar ofertën e Juventusit, presidenti i Juventusit me avion privat kishte udhëtuar për në Greqi, ku po i kalon pushimet me familje Ronaldo.

...e për këtë ata kanë rrotulluar nga një gotë shampanjë, derisa festës se tyre i është bashkuar njeriu që e dërgoi Ronaldon në Juventus, Jorge Mendes.

Ronaldo sot kaloi në ekipin italian pas një karriere të shkëlqyeshme me Real Madridin, me të cilin ekip fitojë katër Liga të Kampionëve dhe katër Topa të Artë.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë katër vjeçare nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në vit. /Express/