Kjo ishte deklarata e trajnerit të Dritës pas humbjes nga Malmo

Sport July 10, 2018 - 22:53

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka thënë se kundërshtari i sontëm, Malmo, nuk ishte shumë më i mirë se ekipi i tij, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

“Nuk ishte rezultati real, ka të bëjë me eksperiencën e Malmos. Na dënuan nga gabimet që i bëmë. Ne krijuam shumë raste të pastra. Këtu është dallimi në mes ekipeve që kanë përvojë dhe atyre që nuk kanë. Por, edhe kualiteti ishte në anën e tyre”, ka thënë fillimisht trajneri gjilanas për Superport.

“E kemi ditur që kur e humbim topin, këto ekipe të ndëshkojnë. Në përgjithësi mund të them se nuk ka pasur ndonjë dallim në mes të ekipit të Dritës dhe atij të Malmos”, vazhdoi a.,

“Ne nuk kemi ndryshuar dhe nuk do të ndryshojmë, pavarësisht rezultatit. Edhe në ndeshjen e kthimit duhet t’i qasemi në atë mënyrë që jemi mësuar. Jo të shkojmë ta përmbysim rezultatin, pasi kjo do të jetë e vështirë. Nuk diskutohet që do të hasim në vështirësi edhe më të mëdha në ndeshjen e kthimit. Koncentrimi e bën të veten në ndeshjet e këtij niveli”, përfundoi Isufi.

Drita humbi 0:3 nga Malmo në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Zëri/