Champions League: Drita – Malmo, mbyllet ndeshja me këtë rezultat!

Sport July 10, 2018 - 22:33
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur tashmë ndeshja ndërmjet Dritës dhe Malmos, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Skuadra suedeze ka fituar me rezultat të pastër, 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Golin e parë të mysafirëve e ka shënuar Strandberg në minutën e 13-të.

Më pas, për udhëtuesit realizoi Traustason në minutën e 39-të.

Kurse, veterani Rosenberg i dha vulë këtij takimi me golin e tretë në minutën e 82-të.

Malmo e qëlloi tërthorësen në fund të takimit.

Ky rezultat i jep pak shpresa Dritës për ndeshjen e kthimit, që luhet pas një jave në Suedi.

Sidoqoftë, tifozët gjilanas, “Intelektualët” ishin brilantë dhe nuk e lanë për asnjë moment vetëm skuadrën e tyre të zemrës. /Zëri/