Mesazhi emocionues i Ramosit pas largimit të Ronaldos nga Reali

Sport July 10, 2018 - 18:08

Sergio Ramos e ka pësuar mjaft keq emocionalisht largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, shkruan Zeri.info.

Ylli portugez u transferua në Juventus për 105 milionë euro duke u larguar nga “Los Blancos”, ku fitoi gjithçka.

“Cristiano Ronaldo, golat tu, numrat, statistikat dhe gjithçka që kemi fituar së bashku flasin vetë. E meriton një vend të veçantë në histori të Real Madridit. Reali do të të kujtojë gjithmonë. Ka qenë kënaqësi të luaj me ty. Përqafime dhe fat në eksperiencën e re”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale. /Zëri/