Zyrtare: Torreira transferohet te Arsenali

Sport July 10, 2018 - 16:41
Detajet

Lucas Torreira i është bashkuar Arsenalit nga Sampdoria, transmeton zeri.info

22-vjeçari regjistroi pesë paraqitje për Uruguain në Kupën e Botës në Rusi para se ekipi i tij të eliminohet nga Franca në çerekfinale.

Sot, ai u zyrtarizua si lojtari më i ri i “topçinjve”.

Ai i kaloi dy sezone te Sampdoria, ndërsa në sezonin që lamë pas shkëlqeu duke ua tërhequr vëmendjen shumë klubeve, me Arsenalin që është treguar më i shpejti për t’i siguruar shërbimet e tij.