Këto janë deklaratat e para të Ballistit pasi u lirua nga burgu
Tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina, më mirë i njohur si Ballisti, për dronin që e kishte lëshuar në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, ka ardhur me lajmin e vitit, shkruan Zeri.info.
Ai ka njoftuar se është liruar përfundimisht nga paraburgimi që mbahej në Kroaci dhe tash po e shijon lirinë.
Për këtë liri, ai është mjaft mirënjohës.
“Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim, respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.
I LIRË !!
Rrofte shpirti i shqiptarit!!
Ismail Morina (Ballisti).”, ka shkruar Ballisti në rrjetet sociale. /Zëri/