Challandes: Ja çka mund të bëjë Kosova kur të luajë në stadiumin e Prishtinës!

Sport July 10, 2018 - 13:36

Punimet dhe gjendja e stadiumit të qytetit në Prishtinë është vënë në fokusin e interesimit të të gjithëve.

Madje sot edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses A të Kosovës, Bernard Challandes, i cili po shoqërohej nga ndihmësi i tij, Ramush Gashi dhe zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti vizituan stadiumin që tash e sa kohë po rinovohet.

Për ecurinë e punimeve Challandesin e njohu drejtori i Departamentit të Sportit i MKRS-së, Ibër Alaj duke theksuar se punimet po shkojnë me një dinamikë të shtuar duke pasur parasysh se koha e garave të Ligës së Kombeve po afron.

Image

Ndërsa, sipas tij, Kosova ka nevojë që tashmë ndeshjet t’i zhvillojë në Kosovë, shkruan Bota Sot.

E nga ana e tij, Challandes vuri në dukje se sa është e rëndësishme që Kosova të luajë para shikuesve të vetë këtu në Prishtinë, që do ta ndihmonte jashtëzakonisht shumë Përfaqësuesen për të arritur rezultate pozitive dhe për t’i arritur objektivat e veta.