Zyrtare: Wilshere te West Hami

Sport July 10, 2018 - 12:38
Detajet

West Hami ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me ish-mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, i cili firmosi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Manuel Pellegrini.

26-vjeçari u largua nga “Emirates Stadium” si një lojtar i lirë pas 17 vjetësh me “Topçinjtë”, të cilët nuk arritën ta bindin lojtarin të qëndronte.

Wilshere pohoi se ndihet shumë i lumtur me transferimin te West Hami dhe se të gjithë e dinë që ai ka një lidhje të veçantë me këtë skuadër dhe se do të japë maksimumin për të arritur objektivat e vendosur nga klubi.