Chelsea hyn në garë për Jorginhon

Sport July 10, 2018 - 12:31
Detajet

Chelsea pritet t’i bëjë konkurrencë Manchester Cityn në garën për sigurimin e shërbimeve të mesfushorit të Napolit, Jorginho, raporton e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Manchester City pritej që ta transferonte 26-vjeçarin, por reprezentuesi italian mund ta ndjekë trajnerin Maurizio Sarrin drejt Londrës, transmeton zeri.info

“Të kaltrit” presin që një ofertë prej 60 milionë eurosh të jetë e mjaftueshme për të sjellë Jorginhon në “Stamford Bridge”.

Jorginho ka qenë njëri prej futbollistëve kyç të Napolit gjatë edicioneve të kaluara./Zëri