Torres transferohet në Japoni

Sport July 10, 2018 - 12:22
Detajet

Fernando Torres ka njoftuar se do t’i bashkohet klubi japonez, Sagan Tosu pas largimit nga Atletico Madridi në muajin e kaluar, transmeton zeri.info

“Ne kishim disa oferta nga çdo kontinent. Ekipi im i ri do të jetë Sagan Tosu në Japoni”, deklaroi Torres.

“Kam pasur disa oferta nga Franca, Gjermania dhe madje edhe një nga Spanja, por asnjëherë nuk mendova që të shkojë në një tjetër klub evropian. Doja një sfidë të re në një vend krejtësisht tjetër”, shtoi ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Milanit, Chelseat dhe Liverpoolit./Zëri