Arago Jamal: FC Prishtina e meriton të shkojë tutje në Europa League

Sport July 09, 2018 - 14:38

Mbrojtësi stabil i FC Prishtinës, Arago Jamal shprehet optimist se prishtinasit do të dalin mirë nga dy sfidat e ardhshme evropiane.

Bardhekaltrit do të luajnë të mërkurën në Luksemburg me ekipin vendës, SC Fola Esch, shkruan Zeri.info.

“Kemi arritur deri të një raund tjetër dhe për Prishtinën dhe për çdonjërin që jemi pjesë e Prishtinës është shumë e rëndësishme. Pra, kemi arritur progres duke e kaluar një raund, por ne jemi të fokusuar që ta përsërisim të njëjtën gjë ashtu siç bëmë edhe me skuadrën nga Gjibraltari. Jemi duke e marrë çdo ndeshje seriozisht të përqendruar duke mos ia lejuar vetës luksin të mendojmë se kjo apo ajo skuadër ka diçka më shumë apo më pak cilësi apo gjëra të tilla, sepse ne besojmë në veten tonë dhe përpara e kemi rastin e madh ta vërtetojmë që nëpërmjet Prishtinës në Kosovë luhet futboll dhe që ka shumë rëndësi për popullin këtu. Thjesht është shumë rast i mirë për ne që të luftojmë dhe të bindim që jo rastësisht kemi kaluar një raund më parë dhe që meritojmë edhe më shumë se kaq”, theksoi futbollisti afrikan për uebfaqen zyrtare të klubit. /Zëri/