Merr fund 'makthi' kinez për Milanin, klubin e merr Fondi Elliot

Sport July 09, 2018 - 12:52
Detajet

Makthi kinez për Milanin duket se ka marrë fund paraditen e sotme, pasi Yonghong Li nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, që ka sponsorizuar blerjen.

Tentativa e fundit e kinezit ishte që të bashkëpunonte me manjatin rus, Rybolovlev, për të bërë të mundur pagesën e këstit dhe ruajtjen e pronësisë, transmeton TCH.

GJithsesi edhe ky opsion ra, pasi rusi që ka në pronësi edhe Monacon, refuzoi të bëhet pjesë e këtij operacioni. Tashmë fondi amerikan Elliot pritet të bërë ekzekutimin e kolateralit ët vënë si garanci, që në këtë rast është klubi kuqezi.

Zyrtari i Elliot, Paul Singer, një njeri shumë i apasionuar pas futbollit, pritet të menaxhojë përkohësisht klubin e Milanit, deri në shitjen te një tjetër shoqëri.

Vera ka nisur me lajme aspak të mria për kuqezinjtë, ndërsa sezoni duket qartë se do të jetë i mbushur me zhvillime jashtë fushe. Tashmë i takon trajnerit Genaro Gattuso, që të bëjë të duket sa më normale, paraqitja e kuqezinjve në fushë.