Vëllaznimi arrin marrëveshje me këtë klub, këtë edicion garon në Superligë?

Sport July 09, 2018 - 12:16
LAJMI I FUNDIT

Ajo që filloi si mundësi, tashmë ka marrë formë dhe është afër finalizimit.

Vëllaznimi dhe KEK-u e kanë finalizuar marrëveshjen për fuzionim.

Të dy klubet do të ja hapin rrugës Kuqezinjve të Gjakovës që edhe në sezonin e ardhshëm të garojnë në Superligë.

Kryetari i klubit të Vëllaznimit, Agim Cana dhe kryesia e KEK-ut, kanë mbetur të merren vesh vetëm për shumën që do të paguhet, shkruan GazetaOlle.com.

KEK-u ka bankrotuar si klub dhe nuk ka para që të luajë në Superligë dhe për këtë ia ka ofruar këtë Vëllaznimit.

Marrëveshje e tyre pritet që të pranohet edhe nga FFK-ja, ndërsa ky hap kishte filluar sa ishte gjallë ish-kryetari Fadil Vokrri.