Ky është çmimi i biletave në Luksemburg për ndeshjen me FC Prishtinën

Sport July 08, 2018 - 21:18
Ja sa do të jetë çmimi i biletave

Janë publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e radhës të FC Prishtinës me CS Fola në kuadër të Europa League, raporton "Zeri.info".

Stadiumi i SC Fola Esch “Emile Mayrisch” ka kapacitet prej 3.100 vendesh dhe skuadra mike e ndeshjes së parë të raundit kualifikies të UEL ka hedh biletat në shitje për dy vend-qëndrime prej 25 dhe 15 eurosh dhe për VIP bileta 50 euro.

Të gjithë bashkatdhetarët tanë, për vendin apo mënyrën se si mund të siguroni biletën, më hollësisht informohuni në uebfaqen zyrtare të klubit vendas www.csfola.lu dhe në facebook-un zyrtar të klubit https://www.facebook.com/csfolaesch/.