Zyrtare: Gabi largohet nga Atletico Madrid

Sport July 03, 2018 - 19:25
Lexo detajet

Kapiteni Atletico Madrid, Gabi i është bashkuar skuadrës nga Katari, Al Sadd, ku do të luaj krah ish mefsuhorit dhe legjendës se Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Kjo është një ditë e vështirë dhe emocionale për mua”, tha Gabi.

Ai ka fituar gjashtë tituj me Atleticon: një La Liga, dy Europa Ligë, një Superkupë të UEFA’s, një Kopa del Rey dhe një Superkupë të Spanjës, ku gjashtë nga to i ka ngritur vetë me duart e tij.

“Ishte një moment i vështirë në karrierën time. Ky klub është stil jete për mua”. /Express/