Momenti kur gjenden 12 futbollistët dhe trajneri i tyre në një shpellë

Sport July 03, 2018 - 18:57
Lajmet e fundit nga sporti

Dymbëdhjetë djelmoshat tajlandezë dhe trajneri i tyre i futbollit, të cilët ishin zhdukur për më shumë se një javë, janë gjetur të gjallë në një shpellë.

Ky moment është kapur në kamera nga zhytësit britanikë që ishin pjesë e ekipit të shpëtimit, transmeton Gazeta Express.

Zhytësit britanikë dëgjohen në video duke thënë “shkëlqyeshëm” në momentin kur konfirmohet se 12 djelmoshat dhe trajneri i tyre ishin të gjallë.

Biseda mes tyre zgjat rreth një minutë, teksa djelmoshat të moshës mes 11 dhe 16 vjeçe e përshkruajnë ngecjen në një breg baltak brenda shpellës.

Image

Ata dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u zhduken në shpellën Tham Luang Nang Non në provincën Chaing Rai të Tajlandës më 23 qershor.

Të hënën, pas më shumë se një jave kërkimi nga ekipi ndërkombëtar i shpëtimit, ata u gjeten të gjallë.

Fatkeqësisht, për t’i nxjerrë ata nga shpella mund të nevojiten deri në katër muaj. Raportoget se ata ose duhet të mësojnë not, ose të presin që vërshimet të pushojnë për të dalë nga shpella.