Vlora Çitaku provon sportet ekstreme, bën shqiponjën me duar gjatë hedhjes me parashutë

Sport July 03, 2018 - 16:49
Lajmet e fundit nga sporti

E ka vërtetuar shumë herë se është femër e guximshme, dhe e tillë po del të jetë.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, vazhdon të jetë një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka treguar për ndjekësit e saj në llogarinë personale në Instagram, se ka vendosur që sot të provojë një nga sportet më ekstreme.

Bëhet fjalë për “Sky diving”, sport ky i cili njihet si rënie e lirë nga lartësitë e mëdha.

E guximshmja Çitaku ka publikuar për fansat fotografi dhe video nga ky lëshim, të cilin duket se e ka shijuar në maksimum.

Gjatë rënies, ajo nuk ka nguruar të bëjë edhe simbolin e shqiponjës, i cili është shumë i diskutuar në mediat ndërkombëtare kohëve të fundit.

“Ky momenti kur ju nuk keni frikë, dëshirë, ambicie, uri…vetëm paqe”, ka shkruar Vlora në Instagram

Image