Boateng drejt rikthimit në Itali, ja në cilin klub

Sport July 03, 2018 - 13:30
Detajet

Kevin-Prince Boateng do të rikthehet në Serinë A, transmeton zeri.info

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari do të transferohet te skuadra e Sassuolos. Drejtuesit e klubit emilian kanë arritur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt, klub që zotëron kartonin e futbollistit.

Mesfushori ganez do të firmos për tre vjet me skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi, i cili e konsideron lojtarin si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Boateng është një futbollist që e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi ka luajtur më herët me Milanin, ku ka konsumuar 85 prezenca në dy periudha të ndryshme.