Trajneri i ri i Bayernit e jep një lajm të rëndësishëm për Lewandowskin

Sport July 02, 2018 - 20:37
Detajet

Robert Lewandwoski do të qëndrojë te Bayern Munich.

Kështu së paku ka deklaruar trajneri i ri i Bayern Munich, Niko Kovac.

Kovac që sezonin tjetër do t’i udhëheq bavarezët, sot ka bërë prezantimin zyrtar, ku ka folur edhe për të ardhmen e sulmuesit Lewandowski, që është përfolur për një largim.

“Nuk ka asgjë të re për Robert Lewandowskin. E kam telefonuar dhe ja kam treguar qëndrimin tim”.

“Jam duke shikuar për ta pasur atë në skuadër. Ai është një lojtar i madh, sulmues me klas botërorë dhe ka bërë shumë për këtë klub dhe do të bëj shumë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Kovac.