Albacete prezanton Manajn: Sulmues i fortë, do të shpërthejë te ne

Sport July 02, 2018 - 13:48
Detajet

Rei Manaj prezantohet nga Albacete në Segunda Division.

Kubi nga Castile–La Mancha ka firmosur kontratë 5-vjeçare me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, i cili është shkëputur përfundimisht nga Interi, transmeton SS.

Drejtori sportiv i Albasetes, Mauro Perez, e konsideron Manajn një goditje të rëndësishme në merkato.“Kemi marrë një futbollist të fortë dhe të fuqishëm që lufton mirë në ajër dhe është i lëvizshëm në çdo cep të fushës. Ai është pjesë e padiskutueshme e Kombëtares Shqiptare dhe mendoj se Albacete do të jetë skuadra, që do t’i japë mundësi për të shpërthyer”.

Sezonin që lamë pas Manaj luajti në formë huazimi në radhët e Granadës, skuadrës tek e cila u aktkvizua në 19 takime me vetëm 1 gol të shënuar.Për shqiptarin interesoheshin edhe disa klube portugeze, ndërsa pëlqehej edhe në Itali. 

Pavarësisht se sezoni i shkuar nuk ishte më i miri për Rei Manaj, ai arriti të kthehet te Shpresat dhe të shënonte tre gola në dy sfidat ndaj Sllovakisë, ndërsa më pas u ftua edhe nga tekniku Christian Panuçi në Kombëtare.