Darmian kërkon rikthimin në Itali

Sport July 02, 2018 - 13:14
Detajet

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian ka konfirmuar që dëshirën të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Darmian iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2015 nga Torino për rreh 13 milionë euro.

Por, ai asnjëherë nuk është parë si zgjedhja e parë në klubin anglez.

“Juve, Inter, Napoli apo të tjerat, nuk varet nga unë që ta them. Do të bëja zgjedhjen më të mirë, dyert janë të hapura”, deklaroi Darmian, i cili ishte paraqitur në vetëm 17 ndeshje edicionin e kaluar për “djajtë e kuq”./Zëri