Osmani: E zhvilluam ndeshjen më të mirë në këto përgatitje (VIDEO)

Sport July 01, 2018 - 23:10

Shkëndija me fitore 3:1 përballë Vorskla-s së Ukrainës ka mbyllur fazën përgatitore në Rogashka Sllatina të Sllovenisë.

Shefi i stafit teknik, Qatip Osmani ka vlerësuar paraqitjen e ekipit, duke potencuar se skuadra zhvilloi ndeshjen më të mirë në këtë fazë përgatitore, ku paraprakisht mundi 3:1 Osijekun e Kroacisë dhe barazoi 1:1 me Domzalen e Sllovenisë.

Për teknikun kuqezi ekipi ka arritur formën e duhur dhe i gatshëm do të presë përballjen e parë me The New Saints të Welsit në xhiron e parë eliminatore të Champions League më 10 korrik në Shkup.

Pas fazës përgatitore në Slloveni dhe tre ndeshjeve kontrolluese, Qato thuajse ka të qartë formacionin ideal, ndërsa thotë se ka vetëm një dilemë në lidhje më një pozitë të 11-shes së parë.

Shkëndija kthehet në Tetovë ku do të vijojë me seancat stërvitore deri në ndeshjen e parë europiane të kësaj vere. /Zëri/