Lopetegui i ndryshon fjalët: E dua Ronaldon gjithmonë në skuadër, ai është më i miri në botë

Sport June 14, 2018 - 20:54
Lexo detajet

Julen Lopetegui është zënë ngushtë nga gazetari në prezantim te Real Madridi duke e pyetur nëse është më i miri Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Më parë, Lopetegui nuk kishte dyshime, 10-shi magjik i Barcelonës kishte thënë se “është më i miri në histori të futbollit”.

Por, meqenëse sot u prezantua te Real Madridi, duket se Lopetegui nuk mundi ta mbrojë atë që kishte thënë, duke deklaruar: “Cristiano është lojtari që e dua gjithmonë në anën time dhe pa asnjë dyshim, më i miri i botës është në Real Madrid”. /Gazeta Express/