'Askush nuk mund ta ndal të mrekullueshmin Salah'

Sport June 14, 2018 - 16:47
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Përparimi i Mohamed Salah në Liverpool është një “mrekulli”, thotë Mido, me egjiptianin që është njëri nga pak superyjet botërorë që nuk mund të lush kundër tij.

25 vjeçari kaloj në Anfield nga Roma në verën e vitit 2017 me një reputacion jo aq të mirë pasi që kishte dështuar në Chelsea.

“Ai është një djalë i atillë që thotë: Të ecim tutje, edhe nëse kam një komb në krah, kjo nuk duhet të na shqetësojë tani. Ai është një lojtar i madh dhe mendojë që mënyra si është zhvilluar si person, krahasuar me Salahun e Chelseat dhe Salahun e Liverpoolit është një mrekulli”, ka thënë Mido për The Guardian.

“E kam parë në Chelsea ishte një djalë më hezitues. E kam thënë edhe në TV se nëse ai vazhdon ta ruaj këtë karakter, fatkeqësisht kurrë nuk do të ishte lojtar i madh, po kualiteti i tij e bën atë të madh. Tri vite më parë kur Salah u kërkua nga Liverpool por shkoi në Chelsea, postova në Twitter; Salah është 10 herë më e mirë se Sterling dhe njerëzit qeshën me mua”, ka shtuar ai tutje.

“Sterling është një lojtar shumë i mirë, është zhvilluar shumë nën Pep Guardiolën, por Salah është i jashtëzakonshëm dhe pak ka lojtarë që mund ta ndalin atë”. /Express/