Allegri paralajmëron largimin e mundshëm të Dybalas

Sport June 14, 2018 - 14:49
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Në një intervistë për Sky Sport, Allegri tha se Dybala mund të largohet nga Juventusi në verën e ardhshme drejt Barcelonës ose Real Madridit.

“A do të presim deri në përfundim të kampionatit Botëror që ai të vendosë për të ardhmen e tij? Jo, nuk është rasti si i Higuainit”, tha Allegri, transmeton Gazeta Express.

“Kam folur me të para pushimeve dhe qëllimi i tij është që të luajë edhe një stinor të madh me ne dhe pastaj të shkojë në ndonjë ekip të madh. Nëse luan në Juventus, keni vetëm tri shanse: Real, Barça ose Bayern”, vazhdoi trajneri italian.

Dybala u transferua në Juventus në verën e vitit 2015 nga Palermo për një shumë rreth 35 milionë euro. Ai është bërë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij që prej se u bë lojtar i Juventusit. Ai ka qenë i lidhur për një kalim të mundshëm në Real Madrid ose në Barcelonë edhe në të kaluarën./Gazeta Express/