Ja çka ka bërë një klub në Austri për Fadil Vokrrin

Sport June 13, 2018 - 11:34

Humbja e të madhit, Fadil Vokrri, nuk e ka prekur vetëm opinionin futbollistikë dhe atë të gjerë në Kosovë, por anembanë kontinentit evropian, ku Vokrri ka gëzuar një respekt të madh.

Skuadra austriake, SV Grodig Salzburg, në të cilën aktivizohet edhe futbollisti me prejardhje kosovare, Djellon Çunaku, ka nderuar presidentin e FFK-së dhe futbollistin legjendar nga Kosova, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunë, pas një ataku kardiak.

Para një ndeshje, të gjithë futbollistët e SV Grodig Salzburg, mbajtën në duar fotografinë e Fadil Vokrrit, teksa kanë mbajtur edhe një minutë heshtje. /Insporti.com

Image
Image