FC Prishtina do të luajë në një nga stadiumet më interesante në botë (FOTO)

Sport June 13, 2018 - 11:14

Victoria Stadium është stadiumi i kundërshtarit të Prishtinës, FC Europa.

Skuadra e Prishtinës do të luajë ndeshjen e parë të raundit preliminar të UEFA Europa League në stadiumin ‘Victoria’ me 28 qershor, shkruan GazetaBlic

Ky stadium ka një kapacitet prej 2,000 ulëseve. Ky stadium është i vendosur në afërsi të Aeroportit të Gjibraltarit.

Stadiumi ‘Victoria’ përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit. Të gjitha klubet në Ligën e Futbollit të Gjibraltarit luajnë ndeshjet e tyre në stadiumin Victoria.

Stadiumi i plotëson kriteret e UEFA-s për t’i zhvilluar ndeshjet e arenës ndërkombëtare

Image
Image
Image