Griezmann: Kam vendosur për të ardhmen

Sport June 13, 2018 - 09:57
Lexo detajet

Antoine Griezmann e ka pranuar se tashmë e ka ndarë mendjen për të ardhmen, por ka refuzuar të tregojë se ku shtrihet e ardhmja e tij.

Barcelona ka shfaqur interesim të madh për sulmuesin e Atletico Madridit, pas një sezoni gjatë të cilit ai i shënoi 29 gola dhe dhuroi 15 asiste duke i ndihmuar Atleticos ta sigurojë vendin e dytë në La Liga dhe ta fitojë Evropa Ligën, transmeton Gazeta Express.

Ai pritej të njoftonte se ku do ta vazhdonte karrierën sezonin e ardhshëm dje gjatë një konference për media me ekipin kombëtar të Francës para Kupës së Botës.

Megjithatë, francezi nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Atleticon apo do të shkojë diku tjetër.

“Më vjen keq, ama sot nuk është dita për këtë. E di që ka shumë pritje, por sot nuk është dita [për të folur për të ardhmen time]”, ka thënë Griezmann.

“Tashmë e kam marrë vendimin, por nuk është koha ta bëj publik”, insistoi ai. /Express/