Zbulohet një fotografi e paparë deri tani e Lionel Messit

Sport June 13, 2018 - 09:45
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Lionel Messi është ylli i një artikulli në revistën speciale “El Patriota”, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Nacion” për ta festuar nisjen e Kupës së Botës në Rusi.

Ylli i Barcelonës flet për gjithçka në këtë artikull, i cili është shkruar në vetën e parë, nga fëmijëria e tij, te Kupa e Botës dhe te ftesat e hershme për të luajtur për Argjentinën.

Por, ajo që veçohet në këtë artikull është një fotografi e publikuar ekskluzivisht nga albumi i familjes së Messit – një fotografi e paparë më herët nga fëmijëria e tij në Rosario.

Në fotografi, Messi është vetëm disa vjeç dhe shihet me gjyshen dhe nënën e vet. Është një fotografi e një Messi të ri me syze e shkrepur në një kohë kur askush nuk do të kishte mundur ta parafytyronte se çfarë do të pasonte më pas. /Express/ Image