Zyrtare: Atletico marrëveshje preliminare me Monacon për Lemarin

Sport June 12, 2018 - 22:18
Lexo detajet

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje në princip me Monacon për të nënshkruar me mesfushorin Thomas Lemar

22 vjeçari francez, i cili më parë ishte kërkuar me ngul nga Liverpool dhe Arsenal, tani duket se do të kalojë në La Liga.

“Atletico de Madrid dhe AS Monaco kanë arritur marrëveshje preliminare për ta transferuar Thomas Lemar në klubin tonë. Gjatë ditëve në vijim, të dyja klubet do të punojë për ta përfunduar definitivisht këtë transferë”, shkruan në këtë deklaratë të klubit madrilen. /Express/