Alaj: Nuk e di nëse stadiumi i Prishtinës do të jetë gati për Ligën e Evropë

Sport June 12, 2018 - 22:14
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Prishtina më 28 qershor do të luajë si mysafire e FC Europa të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës.

Ndërsa, ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 korrik. Ende nuk dihet në cilin stadium do të luajë Prishtina, megjithëse futbollistët, zyrtarët, tifozët, por edhe të gjithë dashamirët e futbollit kosovar shpresojnë që kjo të ndodhë në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Kështu shpreson edhe drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, por që nuk është i sigurt se stadiumi do të jetë gati.

“Patjetër që është dëshirë e të gjithëve që Prishtina të luajë në stadiumin e saj, por nuk jemi të sigurt nëse çdo gjë do të jetë gati deri më 5 korrik. Nuk ka mundësi që ndeshja të zhvillohet pa përfunduar pranimi teknik. Sipas kontratës gjithçka duhet të përfundojë gjatë muajit korrik, por nuk e di nëse do të jetë gati për 5 korrik”, ka thënë Alaj për Insporti.com.

Prishtina pati bërë kërkesë që në stadiumin e saj ta zhvillojë edhe ndeshjen e javës së fundit të kampionatit kundër Dritës, por kërkesa e saj nuk ishte pranuar.