Cillessen mendon largimin

Sport June 12, 2018 - 11:36
Detajet

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen është duke konsideruar largimin nga klubi katalonjas gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Holandezi momentalisht është portieri i dytë te Barcelona pas Marc-Andre Ter Stegenit, ndërkohë që dëshiron të luajë më shumë.

Raportohet se ai tashmë ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi spanjoll.

Arsenali, Liverpooli, Chelsea dhe Napoli janë duke shprehur interesim për reprezentuesin holandez, i cili është paraqitur në vetëm 11 ndeshje në edicionin 2017/2018./Zëri