Guardiola, një gjeni

Sport June 12, 2018 - 11:25
Detajet

Fabian Delph i është mirënjohës trajnerit të tij te Manchester City, Pep Guardiola që e ka ndihmuar atë për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës.

Reprezentuesi anglez e ka quajtur gjeni strategun spanjoll, transmeton zeri.info

Edicioni 2017/2018 doli të jetë më produktivi për futbollistin i cili u transferua në “Etihad” në vitin 2015.

“Ai është fantastik. Për mendimin tim, ai është një gjeni”, deklaroi Delph, i cili është paraqitur në 29 ndeshje për klubin anglez në edicionin që sapo e lamës pas dhe ka realizuar 1 gol dhe 2 asistime./Zëri