Fakte të reja për dorëheqjen e Zinedine Zidane – u shkarkua nga Perezi?

Sport June 11, 2018 - 19:06
Lexo detajet

Zinedine Zidane e ka lënë Real Madridin pas një seri përplasjesh dhe zënkash më presidentin Florentino Perez

Sipas të përditshmes The Sun, përplasjet më të mëdhe mes francezit dhe Perezit kishin të bënin me dallimet e tyre të thella për lojtarët që do të transferoheshin, lojtarët e momentit në Real Madrid dhe lojtarëve të Akademisë.

Zinedine Zidane dha dorëheqje muajin e kaluar për shkak të këtyre zënkave dhe përplasje me presidentin kurse sherri më i madh kanë qenë dallimet e tyre për Eden Hazard dhe David de Gea.

SunSport kishte zbuluar edhe javën e kaluar për dy synime të lotarëve të Premier Ligës që shkaktuan largimin e Zidane, kurse sot ka zbuluar detale të tjera ku Zidane ishte shumë i pakënaqur me politikën e transferëve në klub, transmeton GazetaExpress. 

Perez refuzonte të transferonte Hazardin e Chelsea kurse Zidane dëshironte ta mbante Key Lor Navasin dhe për një sezon pavarësisht paraqitjeve jo të mira. Perez e dëshironte de Gean, madje kishte kontaktuar me të pak para largimit të Zidane.

Por ky ishte ërë një bast sa një ajsberg, ku Sport kishte raportuar që Zidane dhe Perez po ashtu janë përplasur edhe për Gareth Bale dhe për futbollistët standard të Real Madridit që janë sjell në ekipin e parë nga suadra B.

Zidane besonte qe lojtarët si Jesus Vallejo dhe Maro Llorente nuk ishin mjaftueshëm të mirë që të luajnë për Los Blancos, të cilët sivjet fituan tri herë radhazi Ligën e Kampionëve derisa 5 ditë më vonë francezi do të jepte dorëheqje.

Duke parë që klubi nuk ia transferonte Hazard, Zidane e shikojë se pozita e tij është e parëndësishme, madje i ishte thënë bordi se ai mund të largohet pa ndonjë argument.

Kështu përfundoi në mënyrë të paprecedent një udhëheqje e klubit, me Los Blancos që fituan Ligën e Kampionëve çdo sezon sa ai ishte në timonin e kësaj skuadre.

Me Zidane’in e larguar, Bale tani po e konsideron qëndrimin në Bernabeu pavarësisht komenteve të tij të mëhershme që dëshiron të largohet, derisa blerja e de Geas nga klubi madrilen përsëri është opsion.