Kluivert sonte mund të zyrtarizohet të Roma

Sport June 11, 2018 - 18:42
Lexo detajet

Burimet të shumta kanë thënë sot për mediat italiane që Justin Kluivert pritet që të aterojë sonte në Romë pasi që romakët janë pajtuar për të paguar klauzolën 20 milionë euroshe, Ajaxit.

Marrëveshja besohet që përfshin 20 milionë euro plus bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Anësori 20 vjeçar besohet se sot do të ateron në mbrëmje në Romë dhe do të bëjë testet mjekësore në klinikën Villa Stuart të martën.

Kluivert, që është djali i ish sulmuesit të Milan dhe Holandës, Patrick Kluivert do të nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Romën dhe do të përfitojë nga kjo skuadër pagë 2 milionë euroshe në vit.

Kjo lëvizje është raportuar nga media si Sky Sport Italia, Mediaset Premium, La Gazzetta dello Sport dhe shumë media të tjera italiane.