Etrit Berisha pranë Sampdorias, pritet zyrtarizimi

Sport June 11, 2018 - 16:54
Detajet

Sampdoria është shumë pranë blerjes së Etrit Berishës nga Atalanta për të zëvendësuar Vivianon.

Sipas mediave italiane, mbërritja e portierit të Përfaqësueses Shqiptare te skuadra me qendër në Gjenovë është e sigurt, transmeton SS.

Kontakatet e vazdueshme dhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve do të bëjnë që marrëveshja të zyrtarizohet brenda pak kohësh, madje pritet që në orët në vazhdim portieri i datëlindjes 1989 t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë për t’u prezantuar më pas si blerja e radhës e Sampdorias.