Haradinaj për ngushëllime te familjarët e Fadil Vokrrit

Sport June 11, 2018 - 15:37
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabineti i tij qeveritar e kanë ngushëlluar sot familjen e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në ditën e parë të të pames.

Vokrri vdiq papritmas të premten si pasojë e një sulmi në zemër, ndërsa u varros dje me nderime të larta.

“Fadili ka qenë i të gjithë neve. Të gjithë familjes kolegëve dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Do ta kujtojmë për të mirë gjithmonë”, tha Haradinaj gjatë vizitës te familjarët e Vokrrit.

Edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli tha se Kosova do ta kujtojë gjithmonë Vokrrin.