Zyrtare: Watfordi nënshkruan me Deulofeun

Sport June 11, 2018 - 13:45
Detajet

Watfordi ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Gerard Deulofeu, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll ishte i huazuar te klubi anglez në pjesën e dytë të edicionit të kaluar dhe ka bindur krerët e klubit me paraqitjet e tij.

Watfordi do të paguajë 13 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, ndërsa 4 milionë të tjera do të varen nga paraqitjete lojtarit.

Barcelona gjithashtu do të marrë një përqindje në rast të një transferimi të Deulofeut në ndonjë klub tjetër në të ardhmen./Zëri