Presidenti i Bayernit flet për të ardhmen e Lewandowskit

Sport June 11, 2018 - 11:45
Detajet

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness thotë se klubi gjerman nuk do ta shesë sulmuesin Robert Lewandowski, transmeton zeri.info

29-vjeçari është lidhur me një largim të mundshëm nga gjigandi bavarez, por këto zëra i ka hedhur poshtë Hoeness.

Gjithashtu raportohej se Bayern Munichu kishte kërkuar 200 milionë euro për klubet e interesuara për reprezentuesin polak.

“Çmimi prej 200 milionësh euro është absurditet. Roberti nuk do të shitet dhe do të luajë me ne sezonin e ardhshëm”, deklaroi Hoeness./Zëri