Canolli triumfoi në Zym

Sport June 10, 2018 - 19:28
Lexoni më shumë detaje

Gara e dytë e disiplinës malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm ka kaluar në shenjë të fitores së Bardhyl Canollit, i cili duke arritur kohën prej 03:03.924 jo vetëm që doli i pari, por shënoi edhe rekord të shtegut, duke e përmirësuar për 01.30 sekonda.

“Dua të theksoj se, dje pata disa probleme teknike, njëra pati të bëjë me frenim dhe tjetra me ndërprerje të motorit. Me ndihmën e shokëve arritëm që në orët e hershme të mëngjesit t’i sanojmë ato probleme. Nuk më mbeti tjetër përveç të jap maksimumin dhe fatmirësisht arrita fitore e njëkohësisht edhe rekord të shtegut”, ka thënë Canolli i Eurogoma RT, përcjell "Zeri.info".

”Jam i kënaqur që gara përfundoi pa asnjë problem dhe të gjithë garuesit arritën në cak pa telashe.  Dhëntë Zoti që edhe garat tjera të përfundojnë pa probleme”, ka shtuar Canolli.

Pozita e dytë i takoi Belkin Fazliut (Renault - Prizreni D&G), i cili në krahasim me fituesin u vonua për 22.817 sekonda.

Podiumi i tre të parëve në plasmanin gjeneral u plotësua me Gazmend Demollin (Opel - DTM), i cili për 26.996 sekonda ishte më i ngadalshëm se Canolli.

Në konkurrencën ekipore, DTM u rendit në pozitën e parë me 55 pikë, aq sa i pati edhe Prizreni D&G, ndërsa pozita e tretë i takoi Ferizajt me 39 pikë. /ZËRI/

Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)

1. Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) 04:08.593

2. Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +05.213

3. Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +13.843

Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)

1. Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 04:02.774

2. Burim Asllani (Suzuki - Ferizaj) +13.847

3. Artan Lubeshtani (Peugeot - Ferizaj) +19.742

Klasa 3 (mbi 1150 - 1400 ccm - E1)

1. Valon Mehmeti (Lupo - DTM) 03:51.353

2. Egzon Uk[haxhaj (Opel - DTM) +19.723

3. Endrit Efendia (Opel - HCR Gjakova) DNF

Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)

1. Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 03:43.863

2. Rexhep Bytyqi (Honda - Ferizaj) +12.759

Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)

1. Yll Rugova (Honda - HCR Gjakova) 03:42.440

2. Faton Rama (Renault - RC Prishtina) +02.310

Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)

1. Bekim Kadria (Opel - Gjakova 137) 03:41.982

2. Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) +05.982

3.Arb[r Rexhepi (Golf - Ferizaj) +10.258

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1. Beki Fazliu (Renault - Prizreni D&G) 03:26.741

2. Gazmend Demolli (opel - DTM) +04.179

Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)

1. Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 03:40.932

2. Ismail Smani (BMW - Prizreni D&G) +00.901

3. Ernest Daka (BMW - DTM) +06.483

Klasa 9 (mbi 3000 ccm E1)

1. Blerand Hasanaj (Opel - DTM) 03:33.307

2. Osman Tovërlani (Audi - DTM) +01.959

3. Agron Shulina (Audi - Rahoveci) +23.329

Klasa 10

1. Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:03.924

Plasmani gjeneral:

1. Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:03.924

2. Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G) +22.817

3. Gazmend Demolli (Opel - DTM) +26.996

Renditja ekipore:

1. DTM 55 pikë

2. Prizreni D&G 55

3. Ferizaj 39