Messi: Problemet tatimore ishin sulm i qëllimshëm ndaj meje nga Madridi

Sport June 10, 2018 - 15:12
Detajet

Si shumë futbollistë tjerë në Spanjë, edhe Lionel Messi ka qenë në konflikt me ligjin për akuza për shmangie tatimore.

Por, sulmuesi i Barcelonës, beson kjo ishte një përpjekje e qëllimshme nga Madridi për t’ia dobësuar imazhin e tij publik, transmeton Gazeta Express.

Messi u shpall fajtor për mashtrim tatimor dhe u dënua me 21 muaj burg vitin e kaluar, por ai iu shmang burgut pasi u pajtua të paguajë gjobë në vlerë 252.000 euro.

Messi iu bashkua lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Xabi Alsoni dhe shumë të tjerëve që u dërguan në gjykatë për mashtrim tatimor në karrierën e tyre.

I pyetur se çfarë kishte ndodhur, Messi ka thënë: “Ishte urdhër për të më sulmuar mua, për të më goditur dhe për ta shfrytëzuar momentin e dobësisë në të cilin ndodheshim për shkak të gjithë asaj që po ndodhte. Ishte urdhër nga Madridi. Kështu ka ndodhur. E dija. Por, edhe pse e dija, më lëndoi dhe më bezdisi”.