Barçës i duhet Griezmanni për ta fituar Championsin

Sport June 10, 2018 - 14:32
Detajet

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se transferimi i sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann do ta ndihmonte klubin katalonjas që të arrinte suksese të mëdha në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Messi shprehet se Griezmanni do të ishte një përforcim i madh i Barcelonës drejt triumfit në Ligë të Kampionëve.

“Pajtohem që për të fituar Ligën e Kampionëve ne duhet të kemi futbollistët më të mirë. Dhe Griezmanni ishte njëri prej tyre”, deklaroi Messi.

“Nëse klubi nënshkruan me të, do të ishte diçka brilante. Nuk e di nëse ai është prioritet. Kjo varet nga personat zyrtarë për transferime dhe trajneri”, shtoi ndër të tjera ylli argjentinas./Zëri