Veseli: Vokrri ishte sinonim i gëzimeve tona, do ta vazhdojmë ëndrrën e tij

Sport June 10, 2018 - 14:26

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative për Fadil Vokrrin.

Veseli e ka cilësuar Vokrrin si sinonim të gëzimeve dhe lajmeve të mira për Kosovën, shkruan Lajmi.net.

“Disa lajme që janë të rënda dhe jo lehtë të pranuieshme, i tillë ka qenë edhe i djeshmi se u nda nga jeta Fadil Vokrri. Ai ka qenë sinonim i gëzimeve tona, lajmeve të mira për Kosovën, sinomim për gjërat e bukura në vendin tonë”, ka thënë Veseli.

“Kemi humbur legjendën kur në kohën kërkohej më së shumti profesionalizmi i tij. Secili që ka pasur rastin ta njohë Fadilin ka një rrëfim të mirë për të”, tha kryeparlamentari.

“Do të vazhdojmë ëndrrën e tij. Që të rinjtë të luajnë në Kampionatet Botërore, dhe ta ruajnë kujtimin për të”, përfundoi Kadri Veseli.

Fadil Vokrri vdiq dje nga sulmi në zemër.