Sekretet e gjendjes mbresëlënës fizike të Mbappes

Sport June 03, 2018 - 15:28
Detajet

Përmirësimi fizik i Kylian Mbappes gjatë vitit të fundit ka qenë dukshëm i madh.

19-vjeçari vazhdon të rritet dhe të bëjë ushtrime fizike çdo herë e më shumë, transmeton Gazeta Express.

Që prej se iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Monaco një vit më parë, ai ka punuar më zellshëm se kurrë më parë dhe si rrjedhojë ka shtuar shumë muskuj në muajt e fundit.

“Pasi i është bashkuar njërit prej 10 klubeve më të mira në botë, Mbappe ka ushtruar në nivelin më të lartë”, kanë thënë këshilltarët e tij për Le Parisien.

“Këtë sezon ai është rritur për një centimetër”, tregojnë ata.

“Megjithatë, zhvillimi i tij muskulor ende nuk ka mbaruar dhe nuk do të ndalet për edhe një vit e gjysmë, kur do t’i mbushë 21 vjet. Shpatullat do t’i zgjerohen edhe më shumë. Mekanikisht, ai do të fitojë më shumë shpejtësi dhe aftësi teknike”, shpjegojnë ata.