Mentor Zhdrella arrin marrëveshje me kampionin

Sport June 02, 2018 - 13:08

Kampionët e vendit e kanë kompletuar “misionin” e parë në tregun e transferimeve, derisa kanë arritur akordin me mesfushorin e shumëkërkuar Mentor Zhdrella, mëson  Gazetasheshi.com.

Dy palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të hedhur të bardhën mbi të zezë, derisa shumë shpejtë pritet të bëhet edhe prezantimi i futbollistit.

Në fakt ky do të jetë një rikthim i Zhdrellës në klubin gjilanas, pasi edhe disa vite më parë ishte pjesë e bardh & kaltërve duke luajtur për gjashtë muaj.

Përpos Zhdrellës në klubin gjilanas priten të zbarkojnë edhe disa futbollistë të tjerë, nga një në secilin repart për të kompletuar skuadrën për edicionin e rradhës.

Ndryshe Drita do të nisë përgatitjet për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve gjatë ditës së shtunë.