Afati kalimtar i bujshëm në Kosovë – edhe një përforcim tek Feronikeli

Sport June 02, 2018 - 11:34

Nëse është për tu gjykuar për nga koha ku po realizohen transferet, ky është një prej afateve kalimtare më të bujshme në futbollin e Kosovës ndonjëherë.

Mos të harrojmë se zyrtarisht afati i transfereve ende nuk ka filluar, kurse shumë ekipe, veçse kanë konfirmuar edhe trajnerët e tyre për sezonin e ardhshëm, edhe disa prej lojtarëve kryesorë.

Klubi i radhës që bëri një përforcim që mund të jetë shumë i rëndësishëm është Feronikeli.

Astrit Fazliu është zyrtarisht transferi më i ri që e ka bërë ky klub. “Në stinorin e kaluar Fazliu ka qenë pjesë e Dritës, teksa më parë ka luajtur edhe për Ferizajn, Ulpianën, Prishtinën, Shkëndijën, Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës”, thuhet në kumtesën e Feronikelit.