Milanit i vijnë 10 milionë euro dhe do të mbetet në duart e pronarëve kinez

Sport June 01, 2018 - 19:24

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se Li Yonghong i ka dërguar 10 milionë euro për klubin.

Li thuhet se ka pasur afat deri të hënën për të rritur kapitalin ose për tu përballuar me humbjen e Milanit tek fondi amerikan Elliott Management, por Fassone siguroi se paratë po vijnë.

Zyrtarizimi nuk është bërë ende, por do të ndodhë në mbrëmje sepse transaksionet bankare kërkojnë disa orë kohë.

Për të vazhduar në rrugën e nisur, Li duhet të paguajë edhe 22 milionë euro të tjera para fundit të muajit qershor dhe në këto kushte do të plotësojë të gjitha pikat e marrëveshjes me fondin Elliot.

“Paratë e Li Yonghong po vijnë,” i ka thënë ai Il Messaggeros.

“Artikulli i New York Times mbi përjashtimin e Milanit nga Liga e Evopës? Këto janë të njëjtat gjëra që ne kemi lexuar për një kohë të gjatë”.

Milani ka hasur në shumë probleme prej se është në duart e kinezëve edhe pse është investuar në skuadër.

Image

Image