Pochettino: Kur të thërret Real Madridi, duhet ta dëgjoni

Sport June 01, 2018 - 14:50
Detajet

Tekniku i Tottenham, Mauricio Pochettino, pranon se "kur të thërret Real Madrid, duhet të dëgjoni", duke shtuar mundësinë e kalimit në Madrid edhe pse këmbëngul se është i lumtur në Londrën e Veriut.

Argjentinasi ka dalë si kandidati numër një për të zëvendësuar Zinedine Zidane në Bernabeu, por nuk ka shumë kohë që nga nënshkrimi i një marrëveshje të re pesëvjeçare me Tottenham.

"Kur t'ju thërrasë Real Madridi, ju duhet të dëgjoni", u tha Pochettino gazetarëve.

"Edhe pse në këtë rast nuk varet nga unë. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenhamin dhe jam shumë i lumtur këtu dhe nga Real Madrid nuk kam lajme." shtoi më pas ai.