Prishtina nënshkruan me Argjend Mustafën

Sport June 01, 2018 - 12:11

Prishtina ka nënshkruar me mesfushorin Argjend Mustafa, transmeton zeri.info

Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi prishtinas përmes një njoftimi në uebfaqen e saj zyrtare.

“Prishtina dhe mesfushori Argjend Mustafa kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe dy palët kanë arritur marrëveshje dyvjeçare.

Mustafa, 24 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Mushtisht të Therandës, ish-futbollist i Ballkanit, Ramiz Sadikut, Trepçës, Trepçës ’89 ku ka spikatur dhe ka luajtur së fundi i huazuar nga Skënderbeu, ka pasur disa përpjekje për t’u veshur bardhekaltër. Më së afërti për të qenë pjesë e Prishtinës ishte para fillimit të edicionit 2016/17, por kishte vendosur t’i bashkohej Skënderbeut, por sërish ishte rikthyer në Trepçën ’89 ku në sezonin e sapo përfunduar ka regjistruar 21 paraqitje.

“Zgjidhja për të nënshkruar me Prishtinën ishte shumë e lehtë dhe u përmbush pas disa tentimeve dhe dëshirës për të qenë pjesë e klubit më të madh në vend – arsye kjo kryesore. Po ashtu, Prishtinën e shoh si pretendentit kryesor për titull dhe së bashku kam shumë besim se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dyvjeçare.

Mustafa është përforcimi i pestë para garave paraeliminuese të Evropa Uefa Ligës”.