Doktori i përfaqësueses së Zvicrës tregon se a do të mungojë Xhaka në Botëror

Sport June 01, 2018 - 11:32
Detajet

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk do të mungojë në Botërorin “Rusia 2018”.

Futbollisti u lëndua të enjten pasdite në ushtrimet me përfaqësuesen, ndërsa tani Federata Zvicerane ka njoftuar se ai nuk ka pësuar dëmtime serioze.

“Jam i lehtësuar”, ka deklaruar Xhaka kur është kthyer në hotelin e ekipit në Lugano, pas testeve.

“Kemi parë që ligamentet nuk ishin prekur, por donim të ishim të sigurt”, ka thënë doktori i përfaqësueses, Pierre Etienne Fournier. Ai ka shtuar se ka thjeshtë dhembje të vogla dhe është i lehtësuar që rezultatet kanë dalë mirë.

Xhaka do të mungojë vetëm në disa ditë ushtrime dhe në miqësoren me Spanjën, të dielën, më 3 qershor.